KreuCelebrity

Pas artistëve botëror, një yll italian pjesë e Sunny Hill Festival!

Pas emrave më të mëdhenj të skenës ndërkombëtare nga Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe, tashmë është radha e Italisë të përfaqësohet në Sunny Hill Festival 2026 në Kosovë.

Ylli italian Blanco do të ngjitet në skenën e festivalit si një nga performuesit kryesorë, duke shënuar edhe debutimin e tij në një nga festivalet më të rëndësishme muzikore në Ballkan. Këngëtari 23-vjeçar, i cili ka pushtuar skenën italiane me hitet dhe energjinë e tij, do t'i bashkohet një line up-i mbresëlënës ku bëjnë pjesë emra botërorë si Dua Lipa, Katy Perry, Martin Garrix dhe Lewis Capaldi.

Pjesëmarrja e Blancos konfirmon edhe një herë se Sunny Hill Festival vazhdon të tërheqë artistë nga tregjet më të mëdha muzikore në botë.

Pas artistëve botëror, një yll italian pjesë e Sunny Hill

Pas superyjeve nga Amerika dhe Britania e Madhe, festivali mirëpret edhe një nga emrat më të suksesshëm të muzikës italiane, duke e bërë edicionin e këtij viti edhe më të larmishëm dhe me një dimension të fortë ndërkombëtar.