KreuCelebrity

Goditje për Trump: Gjykata Supreme rrëzon urdhrin që u hiqte shtetësinë fëmijëve të emigrantëve

Goditje për Trump: Gjykata Supreme rrëzon urdhrin që u hiqte

Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara ka rrëzuar urdhrin ekzekutiv të presidentit Donald Trump, duke konfirmuar se shtetësia automatike sipas lindjes mbetet në fuqi për fëmijët e lindur në territorin amerikan, edhe kur prindërit ndodhen në SHBA në mënyrë të paligjshme ose me status të përkohshëm.

Vendimi bazohet në interpretimin e gjatë të Amendamentit të 14-të të Kushtetutës, i cili përcakton se pothuajse çdo person i lindur në SHBA është shtetas amerikan, me përjashtime shumë të kufizuara, si fëmijët e diplomatëve të huaj.

Urdhri i Trump, i firmosur në ditën e parë të mandatit të tij të dytë, synonte t'u mohonte shtetësinë automatike fëmijëve të emigrantëve pa dokumente dhe disa kategorive të të huajve me qëndrim të përkohshëm. Megjithatë, ai ishte bllokuar nga gjykatat e shkallëve më të ulëta dhe nuk hyri kurrë në fuqi.

Po të martën, Gjykata Supreme mori edhe një tjetër vendim me ndikim të madh, duke lënë në fuqi ligjet në rreth gjysmën e shteteve amerikane që ndalojnë vajzat dhe gratë transgjinore të marrin pjesë në sportet e shkollave dhe universiteteve publike në kategorinë e femrave.

Ndërkohë, gjykata rrëzoi kufizimet mbi shpenzimet që partitë politike mund të bëjnë në koordinim me kandidatët për Kongresin dhe Presidencën, duke shfuqizuar një ligj federal më shumë se 50-vjeçar. Vendimi pritet të zgjerojë më tej mundësitë e financimit të fushatave zgjedhore në SHBA.

Këto vendime shënojnë përmbylljen e një sezoni të rëndësishëm të Gjykatës Supreme, i cili është dominuar nga çështje që lidhen me kompetencat presidenciale dhe politikat e administratës Trump.