KreuCelebrity

Angelina Jolie: Prej 10 vitesh nuk kam pasur asnjë lidhje pas ndarjes nga Brad Pitt

Angelina Jolie: Prej 10 vitesh nuk kam pasur asnjë lidhje pas ndarjes nga
Angelina Jolie ka bërë një rrëfim të sinqertë për jetën e saj private, duke zbuluar se nuk ka pasur asnjë lidhje romantike që nga ndarja me ish-bashkëshortin, Brad Pitt.

Aktorja hollivudiane u shpreh se gjatë dekadës së fundit ka zgjedhur t’i kushtojë gjithë vëmendjen familjes dhe gjashtë fëmijëve të saj, duke e lënë jetën sentimentale në plan të dytë.

“Nuk kam dalë me askënd që nga divorci, rreth një dekadë më parë. Mendoj se ajo pjesë e jetës sime nuk është më në qendër, pasi jam e fokusuar te fëmijët dhe familja ime”, deklaroi Jolie.

Pas divorcit të bujshëm nga Brad Pitt, marrëdhënia mes dy aktorëve është shoqëruar me procese të gjata ligjore dhe mosmarrëveshje publike. Ndërkohë, Angelina ka zgjedhur të mbajë një profil më të rezervuar sa i përket jetës së saj personale, duke u përqendruar në familje, projekte artistike dhe angazhimet humanitare.

Me këtë deklaratë, fituesja e çmimit Oscar konfirmon se, të paktën deri më tani, dashuria nuk ka qenë prioritet në jetën e saj pas ndarjes nga Brad Pitt.