KreuCelebrity

“Nuk jemi si më parë” Londrimi thyen heshtjen për raportin me Elijonën dhe Klodin

“Nuk jemi si më parë” Londrimi thyen heshtjen për

Pas shumë zërave që qarkullonin prej kohësh në rrjet, lidhur me një distancim të mundshëm mes ish-konkurrentëve të Big Brother Vip Kosova, Londrim Mekaj, Klodian Mihaj dhe Elijona Binakaj, vetë Londrimi ka vendosur të sqarojë situatën.

Në një intervistë për emisionin SOL, ai ka pranuar se marrëdhënia mes tyre nuk është më në të njëjtën gjendje si më parë, duke konfirmuar në mënyrë indirekte thashethemet për një ftohje.

Sipas tij, dikur ata kanë pasur një shoqëri shumë të afërt dhe të natyrshme, ku kalonin shumë kohë së bashku dhe ndanin momente të rëndësishme. Megjithatë, me kalimin e kohës, raportet janë zbehur dhe nuk kanë mbetur si në fillimet e tyre.

“Ka qenë një shoqëri shumë e bukur, dikur mendonim se ishte ‘too good to be true’. Jemi kënaqur dhe kemi gjetur shumë veten te njëri-tjetri. Sot gëzojmë raport, por natyrisht jo si përpara”, u shpreh ai.

Londrimi ka bërë të ditur se arsyeja e kësaj distance lidhet me disa mosmarrëveshje personale dhe situata të vogla që kanë ndikuar në raportin e tyre, pa dashur të japë detaje të mëtejshme.

Ai gjithashtu ka shpjeguar se mungesa e tyre në një event të rëndësishëm është pasojë e kësaj periudhe të ftohtë mes tyre, por ka theksuar se nuk bëhet fjalë për një prishje përfundimtare.

“E kemi pasur një ftohje pak për disa çështje, që është më shumë personale… Me njerëzit e afërt ndoshta mbetet hatri edhe për gjërat më të kota”.

Pavarësisht gjithçkaje, ai është shprehur pozitivisht për të ardhmen e marrëdhënies, duke thënë se i respekton dhe i vlerëson shumë dhe se komunikimi mbetet çelësi për të zgjidhur çdo keqkuptim, duke lënë të hapur mundësinë e pajtimit.

“Unë i respektoj shumë, i dua dhe kam për të vazhduar të kem respekt për ta. Jemi të rritur e të pjekur, besoj që komunikimi është çelësi i gjithçkaje. Kemi me i zgjidh krejt… mirë jemi”, shtoi mes tjerash.