KreuCelebrity

Dua Lipa emocionon me urimin për ditëlindjen e nënës së saj: Mbretëresha e shtëpisë dhe zemrave tona!

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, i ka kushtuar një dedikim prekës nënës së saj, Anesa Lipa, me rastin e 54-vjetorit të lindjes.

Fituesja e çmimit Grammy publikoi në Instagram një seri fotografish të veçanta, mes tyre edhe momente të vjetra familjare nga pushimet, ku fansat vunë re ngjashmërinë e jashtëzakonshme mes saj dhe nënës.

"Gëzuar ditëlindjen mama ime @anesalipa ❤️ Jemi me fat që të kemi! Çdo gjë e mirë që kemi vjen nga dashuria, durimi dhe forca jote. Mbretëresha e shtëpisë dhe zemrave tona! Të dua shumë", shkroi Dua në postimin e saj.

Dua Lipa emocionon me urimin për ditëlindjen e nënës së

Anesa dhe bashkëshorti i saj, Dukagjin Lipa, janë prindër të tre fëmijëve: Duas, Rinës dhe Gjinit.

Ky urim vjen vetëm pak javë pasi Dua Lipa kurorëzoi dashurinë me aktorin britanik Callum Turner në një ceremoni luksoze, e cila sipas mediave britanike kushtoi rreth 1.5 milionë paund.

Pas dasmës, çifti kaloi muajin e mjaltit në Itali, ku ndau me ndjekësit momente romantike nga pushimet. Në fotografitë e publikuara, Dua shfaqej me bikini ngjyrë ari, ndërsa në disa imazhe pozonte përkrah bashkëshortit të saj ose relaksohej në ambiente luksoze

Festimet e dasmës nisën pas ceremonisë civile në Londër dhe vijuan për tre ditë në Villa Valguarnera në Palermo të Sicilisë, ku morën pjesë edhe emra të njohur si Elton John, Charli XCX dhe Donatella Versace. Sipas raportimeve, Elton John interpretoi këngën e tij ikonike "Your Song" për të porsamartuarit.

Sipas burimeve pranë çiftit, Dua dhe Callum po mendojnë tashmë për krijimin e një familjeje dhe shpresojnë të bëhen prindër në një të ardhme jo të largët. Ndërkohë, ata pritet të kalojnë disa muaj në Shtetet e Bashkuara, ku Callum Turner do të angazhohet me xhirimet e dy filmave të rinj.