Harry Styles ka shkaktuar momente paniku te mijëra fansa gjatë koncertit të tij në Wembley Stadium, pasi u mbyt aksidentalisht me ujë teksa po tentonte të realizonte lëvizjen e tij të famshme të pështyrjes në formë “balene”.
Sipas videove të publikuara nga fansat në rrjetet sociale, këngëtari mori shishen e ujit nga skena, piu një gllënjkë dhe menjëherë e pështyu, por duket se u mbyt, duke rënë në tokë ndërsa përpiqej të merrte frymë.
Në pamje, Styles shihet i shtrirë për disa sekonda, duke liruar kollaren dhe duke goditur lehtë gjoksin, përpara se të rimblidhte veten. Pak çaste më vonë, ai u ngrit, përshëndeti publikun me dorë dhe u largua nga skena.
Incidenti shqetësoi fansat, të cilët reaguan menjëherë në rrjetet sociale. “Duhet ta pranoj se gjatë transmetimit live u tremba për disa sekonda”, shkroi një ndjekës, ndërsa një tjetër komentoi:
“Ai po luftonte vërtet për të marrë frymë.”
Pavarësisht momentit të frikshëm, Harry Styles pritet të vazhdojë serinë e koncerteve të planifikuara në Wembley Stadium, duke dhënë shenja se gjendja e tij është përmirësuar.
