
Detaje të reja kanë dalë në dritë për dasmën e shumëpërfolur të Taylor Swift dhe Travis Kelce, e cila, sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, pritet të kthehet në një nga ngjarjet më të mëdha të vitit.
Burime të afërta me organizimin bëjnë me dije se çifti po planifikon një festë dy-ditore në Madison Square Garden, arenën ikonike të New York-ut që njihet për organizimin e koncerteve dhe eventeve sportive me përmasa botërore.
Fillimisht u raportua se ceremonia kryesore do të zhvillohej më 3 korrik, me rreth 1,000 të ftuar. Megjithatë, informacione të reja sugjerojnë se festimet do të nisin një ditë më herët. Më 2 korrik pritet të organizohet një mbrëmje më intime, ku do të marrin pjesë rreth 100 familjarë dhe miq të ngushtë të çiftit.
Edhe pse Taylor Swift dhe Travis Kelce nuk kanë konfirmuar publikisht planet për martesën, raportimet e fundit vazhdojnë të ushqejnë pritshmëritë për një ceremoni spektakolare që pritet të tërheqë vëmendjen e mbarë botës.
