KreuCelebrity

Shokon ish e dashura e Callum Turner: Më mbante larg publikut… tani jeton për kamerat me Dua Lipën”

Shokon ish e dashura e Callum Turner: Më mbante larg publikut…

Pas dasmës së fundit mes këngëtares Dua Lipa dhe aktorit britanik Callum Turner, në rrjetet sociale janë rikthyer në qendër të vëmendjes disa deklarata të vjetra nga podcasti i Victoria Villarroel dhe Stassie Karanikolaou.

Në një episod të podcastit “Better Half”, Victoria Villarroel  ish-asistente e Kylie Jenner dhe influencuese së bashku me shoqen e saj Stassie Karanikolaou, folën për një ish-partner britanik të paidentifikuar. Edhe pse emri i tij nuk u përmend, fansat kanë spekuluar se bëhet fjalë për Callum Turner, me të cilin Villarroel është përfolur se ka pasur një lidhje në vitin 2023.

Gjatë bisedës, Stassie përshkroi një ndryshim të madh në qëndrimin e ish-partnerit të Victoria-s:

“Si ka mundësi që ai ka ndryshuar kaq shumë? Një kthesë totale 180 gradë.”

Ndërsa Villarroel shtoi se ish-i dashuri i saj kishte deklaruar më parë se nuk do të dilte kurrë me dikë të famshëm dhe nuk do të shfaqej në evente të mëdha publike si Met Gala:

“Ai e urrente të dilte me mua në vende publike dhe nuk më lejonte të postoja fotot tona së bashku në Instagram me arsyetimin se nuk i pëlqente të ishte në qendër të vëmendjes dhe unë kam vetëm një milion ndjekës, pastaj përfundoi duke u takuar me ATË, e cila ka mbi 80 milionë njerëz, dhe shfaqet me të në çdo ngjarje të madhe! Ky person thoshte se nuk do të dilte kurrë me dikë që fotografohet nga paparacët… dhe tani është krejt ndryshe.”

Në të njëjtin podcast, Villarroel përmendi gjithashtu se ish-partneri i saj kishte takuar partneren e tij aktuale gjatë një darke në Londër, ku ajo vetë ishte e pranishme në të njëjtin restorant. Kjo detaj u interpretua nga fansat si një referencë e mundshme për momentin kur Turner dhe Dua Lipa u njohën.

Këngëtarja britaniko-shqiptare më parë kishte treguar në një intervistë për “British Vogue” se takimi i saj i parë me Turner ndodhi në një restorant në Londër, ku ajo ishte me babain e saj.

Pavarësisht spekulimeve të shumta online, as Victoria Villarroel, as Stassie Karanikolaou, dhe as Callum Turner nuk kanë konfirmuar ndonjë lidhje mes tyre. Po ashtu, as Dua Lipa dhe Turner nuk kanë komentuar mbi këto pretendime.

Në rrjet, historia ka ngjallur interes të madh për shkak të përputhjeve të supozuara të kohës dhe detajeve të treguara në podcast, por gjithçka mbetet në nivel thashethemesh dhe interpretimesh të fansave.