KreuCelebrity

Nuk e dinim! Benita kushërirë me futbollistin e njohur ndërkombëtarisht!

Nuk e dinim! Benita kushërirë me futbollistin e njohur

Një moment interesant ka dalë në pah gjatë emisionit "Kampionët e botës" nën moderimin e Marina Vjollcës, ku ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova”, Benita Zena, ishte e ftuar 

Gjatë bisedës në studio, moderatorja zbuloi një detaj të papritur, duke treguar se Benita ka lidhje familjare me futbollistin e njohur të Zvicrës, Granit Xhaka.

“Ndër të tjera, kushëriri i Benitës, Granit Xhaka”.

E pyetur për këtë lidhje dhe për mendimin e saj për Xhakën, Benita reagoi shkurt, duke e përshëndetur dhe duke thënë me humor: “Xhaka si Xhaka, kudo që është ai, sjell fitore”.

Kjo deklaratë u komentua më pas edhe në rrjete sociale, sidomos pasi u përputh me rezultatin e ndeshjes së fundit të Zvicrës, e cila mposhti Kanadanë 2–1, duke i shtuar një dozë ironie dhe “supersticioni” fjalëve të saj.