
Taylor Swift dhe Travis Kelce thuhet se kanë vendosur një rregull jo të zakonshëm për ceremoninë e tyre të ardhshme të martesës: të ftuarit nuk duhet të sjellin dhurata.
Lajmi u bë publik nga miku i çiftit, lojtari i NFL George Kittle, i cili në një intervistë për “Extra TV” tregoi se çifti ka kërkuar qartë që të mos pranohet asnjë dhuratë materiale.
“Ata ishin shumë të prerë: absolutisht asnjë dhuratë,” u shpreh Kittle, duke shtuar se pavarësisht kësaj, ai planifikon t’u japë një dhuratë simbolike.
Sipas raportimeve, Taylor Swift dhe Travis Kelce po përgatiten për ceremoninë e martesës që pritet të mbahet më 3 korrik në New York.
Burime pranë çiftit bëjnë të ditur se dasma mund të zhvillohet në Madison Square Garden dhe pritet të jetë një nga eventet më të mëdha dhe më të komentuara të vitit në botën e showbiz-it.
Ndërkohë, përgatitjet po mbahen nën masa të rrepta privatësie, ndërsa lista e të ftuarve përfshin emra të njohur nga muzika, sporti dhe industria e argëtimit.
Çifti ka festuar së fundmi edhe disa momente para-dasmës në rrethe të ngushta shoqërore në Rhode Island dhe Los Angeles.
