KreuCelebrity

Tension në familjen Beckham, Brooklyn raportohet i pakënaqur me postimet e Ditës së Babait

Tension në familjen Beckham, Brooklyn raportohet i pakënaqur me
Brooklyn Beckham raportohet se ka reaguar me zemërim ndaj postimeve të fundit të David dhe Victoria Beckham në rrjetet sociale për Ditën e Babait, pavarësisht se ai, sipas burimeve, u kishte kërkuar më herët të mos e përfshinin apo etiketojnë në publikime online.

Sipas The Sun, 27-vjeçari dëshiron të mbajë distancë nga rrjetet sociale të prindërve ndërsa vazhdon tensioni brenda familjes Beckham.

Një burim i afërt me situatën u shpreh: “Ai është shumë i mërzitur për këtë. U ka kërkuar ta lënë të qetë, por ata vazhdojnë të publikojnë për të.”

Sipas të njëjtit burim, veprime të tilla vetëm sa e rikthejnë në vëmendje konfliktin familjar dhe e përkeqësojnë situatën.

“Thjesht e hapin sërish gjithë situatën. Ai do të donte që ta linin në paqe,” shtoi burimi.

Në postimet e tyre për Ditën e Babait, Victoria Beckham ndau një foto familjare të Davidit me katër fëmijët e tyre dhe e përshkroi atë si “babain më të mirë”.

Ndërkohë, David Beckham publikoi një seri fotosh, përfshirë imazhe bardhë e zi me fëmijët nga periudha e hershme, si dhe foto individuale me secilin prej tyre. Në mesazhin e tij, ai e cilësoi atësinë si rolin më të rëndësishëm të jetës së tij dhe falënderoi Victorian për familjen që kanë ndërtuar së bashku.