KreuCelebrity

Humbje për artin shqiptar, ndahet nga jeta aktori Sotir Stefa

Humbje për artin shqiptar, ndahet nga jeta aktori Sotir Stefa
Është ndarë nga jeta në moshën 79-vjeçare aktori i njohur fierak Sotir Stefa, një prej emrave të dashur të skenës dhe humorit në qytetin e Fierit.

Për dekada me radhë, Stefa ka qenë pjesë e jetës artistike lokale, duke sjellë interpretimet e tij plot humor dhe emocione për publikun, që e ka ndjekur ndër vite në skenë.

I vlerësuar për talentin, përkushtimin dhe thjeshtësinë e tij, ai ka lënë pas një kontribut të rëndësishëm në artin dhe kulturën fierake. Kolegët dhe publiku e kujtojnë si një artist të respektuar dhe një njeri me vlera të veçanta.

Humbja e tij përbën një moment të trishtë për komunitetin artistik dhe për qytetin e Fierit, që sot i jep lamtumirën një prej figurave të tij më të njohura