KreuCelebrity

"Janë takuar" Soni Malaj flet për herë të parë pas daljes nga Ferma, zbulon raportin me Flor Mumajesin

"Janë takuar" Soni Malaj flet për herë të

Marrëdhënia Soni Malaj-Flor Mumajesi ka qenë një nga më të diskuturat në rrjet gjatë Ferma VIP 3.

Ish-fermerja u pyet në Post Ferma VIP nëse kishte komunikuar me këngëtarin pas përfundimit të spektaklit. Soni u përgjigj duke buzëqeshur: “Jo”.

Përgjigjja e saj shkaktoi menjëherë batuta, teksa Sara ndërhyri duke e pyetur me humor: “Jo po, apo jo jo?”, ndërsa Einxhel Shkira shtoi: “Nuk kanë folur sepse janë takuar”.

Ndërkohë mpderatori Florian Agalliu tha se e kishte marrë përgjigjen e vërtetë gjatë momentit kur Sara e pyeti dhe Soni nuk e kishte kuptuar se po dëgjohej.

Florian Agalliu: A ke folur me Flor Mumajesin?

Soni: Jo.

Sara: Jo po, apo jo jo?

Einxhel: Nuk kanë folur sepse janë takuar

Florian Agalliu: Unë e mora përgjigjen gjatë kohës që Sara të pyeti dhe ti se kishe mendjen që unë po të dëgjoja.

Sara: Jo jo e pyeta për njeri tjetër.

Florian Agalliu: Çfarë note do i vije eksperiencës në fermë nga gjithë ajo që përjetove?

Soni: Eksperiencë e jashtëzakonshme,është shumë ndryshe nga brenda, dhe shihet shumë ndryshe nga jashtë.