KreuCelebrity

Motra e Dafina Zeqirit martohet në privatësi, mungesa e këngëtares ngjall diskutime

Motra e Dafina Zeqirit martohet në privatësi, mungesa e
Familja e Dafina Zeqirit ka festuar së fundmi një moment të veçantë, pasi motra e saj, Besa Tafari, i ka dhënë fund beqarisë duke u martuar me partnerin e saj, Carl Johane.

Ceremonia është zhvilluar në mënyrë krejt private, larg mediave dhe vëmendjes publike. Vetëm përmes disa fotografive dhe videove të publikuara në rrjetet sociale, Besa ka ndarë me ndjekësit momente nga dita e saj e rëndësishme, ku nuk munguan emocionet dhe atmosfera festive mes familjarëve e miqve të afërt.

Megjithatë, një detaj që ka tërhequr menjëherë vëmendjen e ndjekësve ishte mungesa e Dafina Zeqirit në materialet e publikuara nga dasma. Kjo ka sjellë një sërë aludimesh dhe pyetjesh në rrjet, me shumë fansa që kanë kërkuar të dinë nëse artistja ka marrë pjesë apo jo në ceremoninë e motrës së saj.

Deri tani, as Dafina dhe as familjarët e saj nuk kanë dhënë ndonjë sqarim publik lidhur me këtë çështje.

Kujtojmë se Besa Tafari dhe Carl Johane shpallën fejesën e tyre në vitin 2024, ndërsa tani kanë vendosur të hedhin hapin e radhës duke kurorëzuar lidhjen e tyre me martesë. Ndryshe nga familja e njohur e Besës, Carl ka zgjedhur gjithmonë të qëndrojë larg ekspozimit publik, duke ruajtur privatësinë e tij edhe pas martesës.