KreuCelebrity

Kylie Jenner dhe Timothée Chalamet në krizë? Shkak bëhet Selena Gomez

Kylie Jenner dhe Timothée Chalamet në krizë? Shkak bëhet
Thashethemet për një krizë të mundshme mes Kylie Jenner dhe Timothée Chalamet janë shtuar së fundmi, pasi aktori është përfshirë në një projekt filmik ku do të bashkëpunojë me Selena Gomez, ish-mikun e afërt të Kylie-t.

Chalamet do të jetë pjesë e filmit të ri të animuar “Not Alone”, prodhim i studios Illumination, e njohur për hitet globale si “Despicable Me” dhe “The Super Mario Bros. Movie”.

Në këtë projekt, ai do të huazojë zërin e Joe, një mekanik raketash që jeton i izoluar, ndërsa Selena Gomez do të interpretojë Fran, një astrobotaniste brilante që punon për ndërtimin e raketës së parë me energji bimore.

Lajmi ka ndezur diskutime në rrjet, sidomos për shkak të raportit të përfolur më herët mes Selena Gomez dhe Kylie Jenner, si dhe lidhjes së kësaj të fundit me Hailey Bieber, e cila ka qenë gjithashtu pjesë e spekulimeve për tensione mes tyre.

Fansat kanë filluar të komentojnë në rrjetet sociale se ky bashkëpunim mund të krijojë situata të pakëndshme në çiftin Jenner–Chalamet, duke marrë parasysh edhe lidhjen e tyre të shpeshtë publike.

“Pyetja është nëse Kylie është në rregull me këtë bashkëpunim,” kanë shkruar disa përdorues në platforma të ndryshme.

Kjo nuk është hera e parë që Selena Gomez dhe Timothée Chalamet ndajnë ekranin. Dyshja kanë luajtur më parë së bashku në filmin e Woody Allen “A Rainy Day in New York”.

Ndërkohë, burime pranë produksionit të “Not Alone” e përshkruajnë filmin si një histori fantastiko-shkencore me elemente romantike, ku dashuria, rivaliteti dhe miqësia vihen në provë nga një seri ngjarjesh të papritura, përfshirë edhe një kontakt me alienë të vegjël.