E ftuar mbrëmjen e djeshme në “Kampionët e Botës”, në TV Klan, Benita kishte shansin të ishte një “trajnere”.
Për këtë rol, padyshim i nevojiten edhe disa personazhe VIP për të bërë lojën. E vendosur përballë dilemës, ajo zgjodhi që Ghetto Geasy të jetë patjetër në fushë, por la në stol Alba Pollozhanin.
Sa i përket tribunës, ajo nuk tha asnjë emër, por komentoi se e dinë vetë kush janë të përjashtuarit.
Vjollca: Në fushë kë fusni?
Benita: Ghetto Geasy.
Vjollca: Sa mirë, fituat.
Benita: Babën e estradës.
Vjollca: Në stol?
Benita: Zakonisht unë nuk jap shanse të dyta, por meqë po më bëhet pyetja për të fituar, po e jap një emër, Alba Pollozhani.
Vjollca: Dhe kë ke përjashtuar?
Benita: Përjashtuar? E dinë ata vetë.
