KreuCelebrity

“Po më nxjerr shumë keq”/ Kush kërkon falje në dhomat e zhveshjes mes Olës dhe Adionit

“Po më nxjerr shumë keq”/ Kush kërkon falje në

Fillimet e një çifti janë zakonisht gjithnjë të ëmbla dhe pikante, e kështu duket dhe për Adionin e Fabiolën.

Të ftuar në emisionin “Kampionët e Botës”, në Tv Klan, dyshja ka zbuluar pak më shumë nga jeta private e tyre, të cilët duket se janë të pandashëm.

Vjollca: Kush bën më tepër nxehje para se të takojë vjehrrit?

Përgjigje e përbashkët: Ola.

Vjollca: Kush kërkon transferim sa herë partneri largohet? Kush nuk mundet të qëndrojë pa tjetrin?

Adioni: Asnjëri, rrimë aty. Nuk kemi nga shkojmë.

Vjollca: Po ku po jetoni tani?

Fabiola: Prishtinë.

Vjollca: Kush e kthen një faull të vogël në një derbi të nxehtë?

Përgjigjja e përbashkët: Ola.

Vjollca: Kush e mban inatin më gjatë pas derbit?

Përgjigjja e përbashkët: Ola.

Fabiola: Po më nxjerr shumë keq.

Vjollca: Kush kërkon i pari falje në dhomat e zhveshjes?

Përgjigjja e përbashkët: Adioni.

Vjollca: Kush do bënte skandal për një like pas ndeshjes?

Përgjigjja e përbashkët: Ola.

Vjollca: Dhe kush është më pasionanti në fushë?

Përgjigjet Adioni: Adioni.

Vjollca: E di si dole, Ola? Si ajo shtriga e lidhjes, ai doli ëngjëlli. Por, ty s’guxon njeri të të kthejë fjalën…