
Reese Witherspoon ka konfirmuar marrëdhënien e saj me financierin Oliver Haarmann, duke bërë paraqitjen e parë zyrtare së bashku në premierën e serialit Elle në New York më 23 qershor.
Aktorja e njohur u shfaq elegante në tapetin e kuq me një fustan rozë, ndërsa Haarmann u paraqit me një kostum blu të errët, të kombinuar me këmishë të bardhë dhe kravatë në nuancë rozë.
Pas eventit, çifti u fotografua duke ecur dorë për dore, në një dalje ku ishte i pranishëm edhe djali i aktores, Deacon Phillippe. Reese është nënë e tre fëmijëve: Ava dhe Deacon nga martesa e saj me Ryan Phillippe, si dhe Tennessee nga martesa me Jim Toth.
Spekulimet për një lidhje mes Witherspoon dhe Haarmann nisën verën e kaluar, kur ata u panë së bashku në disa takime në New York. Më pas, dyshja tërhoqi vëmendjen e mediave edhe gjatë një udhëtimi në Saint-Tropez.
Që prej divorcit nga Jim Toth në vitin 2023, aktorja ka zgjedhur të jetë më e hapur për jetën e saj private, duke theksuar se dëshiron ta tregojë historinë e saj me autenticitet dhe sipas kushteve të saj, pa u ndikuar nga zërat e jashtëm.
