KreuCelebrity

Shakira dëshiron bashkëpunim me Dua Lipën: “Dua Lipa, a po më dëgjon?”

Shakira dëshiron bashkëpunim me Dua Lipën: “Dua Lipa, a po
Ikona e muzikës latine, Shakira, ka shprehur publikisht dëshirën për të realizuar një bashkëpunim muzikor me yllin shqiptar me famë botërore, Dua Lipa.

Gjatë një bisede në podcastin e moderuar nga vlogerja e njohur Lele Pons, këngëtarja kolumbiane nuk i kurseu fjalët e mira për artisten shqiptare, duke e cilësuar atë si një talent të jashtëzakonshëm në industrinë muzikore.

Madje, Shakira i bëri një thirrje të drejtpërdrejtë Duas, duke thënë me entuziazëm: “Dua Lipa, a po më dëgjon?”. Ajo shtoi gjithashtu se do të ishte shumë e interesuar për një projekt të përbashkët, ndërsa vlerësoi faktin që këngëtarja shqiptare flet edhe spanjisht.

Deklarata e Shakirës ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale, ku fansat e të dyja artisteve kanë shprehur entuziazmin për mundësinë e një bashkëpunimi mes tyre.

Nëse ky projekt do të realizohej, ai do të bashkonte dy prej emrave më të mëdhenj të muzikës ndërkombëtare dhe pritet të kishte jehonë të madhe në tregun global muzikor. Për momentin, Dua Lipa nuk ka reaguar ende publikisht ndaj ftesës së Shakirës, por fansat presin me padurim një përgjigje nga artistja shqiptare.