KreuCelebrity

Ed Sheeran mund të jetë performuesi surprizë në dasmën e Taylor Swift dhe Travis Kelce

Ed Sheeran mund të jetë performuesi surprizë në dasmën
Teksa interesimi për dasmën e shumëpërfolur të Taylor Swift dhe Travis Kelce vazhdon të rritet, emri i Ed Sheeran po përmendet si një nga personat që mund të ketë një rol të veçantë në ceremoninë e çiftit.

Sipas mediave ndërkombëtare, këngëtari britanik nuk pritet të jetë vetëm një i ftuar në ngjarje, por mund të ngjitet edhe në skenë për të performuar gjatë festimeve. Vetë Swift kishte lënë të kuptohej më herët se kjo ide nuk do të ishte aspak e pazakontë, duke theksuar lidhjen e fortë që ajo dhe Sheeran kanë ndërtuar ndër vite përmes muzikës.

Në një intervistë të dhënë vitin e kaluar, artistja u shpreh me humor se miku i saj e ka të vështirë t’i rezistojë një skene kur ajo është e pranishme, duke sugjeruar se një performancë spontane nga ai është gjithmonë e mundur.

Miqësia mes dy artistëve është forcuar ndër vite falë bashkëpunimeve dhe pasionit të përbashkët për muzikën. Ata kanë ndarë shpesh momente në skenë dhe kanë folur publikisht për respektin e madh që kanë për njëri-tjetrin.

Raportimet tregojnë se Ed Sheeran dhe bashkëshortja e tij, Cherry Seaborn, janë në listën e të ftuarve të ceremonisë, e cila pritet të mbledhë emra të njohur nga bota e muzikës, sportit dhe showbiz-it.

Po ashtu, burime pranë çiftit pretendojnë se Taylor Swift ka marrë frymëzim nga ceremonia private e martesës së Sheeran në vitin 2018, duke synuar që edhe dita e saj e madhe të zhvillohet larg vëmendjes së tepërt mediatike.

Ndërkohë, spekulimet për një krisje të miqësisë mes Swift dhe Sheeran janë mohuar vazhdimisht, me këngëtarin britanik që ka theksuar se raporti i tyre mbetet po aq i fortë sa më parë.

Sipas mediave amerikane, Taylor Swift dhe Travis Kelce pritet të kurorëzojnë dashurinë e tyre më 3 korrik në New York, në një ceremoni që thuhet se do të jetë ndër ngjarjet më të komentuara të vitit.