Aktori Oktay Çubuk ka kaluar një periudhë të rëndë shëndetësore pasi rreth dy muaj më parë pësoi një arrest kardiak gjatë pushimeve në Lisbonë. Ai u transportua me urgjencë në repartin e kujdesit intensiv dhe më pas, pas trajtimit mjekësor, është liruar nga spitali. Aktualisht ndodhet në proces rikuperimi.
Në një mesazh të publikuar në rrjetet sociale, aktori ka ndarë përjetimet e tij dhe gjendjen emocionale pas kësaj ngjarjeje.
“Sipas mjekëve, për një moment të shkurtër unë humba jetën dhe më pas u ktheva sërish. Para së gjithash, falënderoj sinqerisht familjen time, miqtë, dhe të gjithë ata që më mbështetën me mesazhet e tyre të mira gjatë kësaj periudhe. Nuk e di pse më ndodhi kjo. Nuk e di as si do të vazhdojë jeta ime nga këtu e tutje. Por një gjë e di me siguri: jam shumë me fat. Sepse jam ende këtu. Tani e tutje, dua ta jetoj kohën që më është dhënë më me vetëdije dhe do e vlerësoj. Jam në proces shërimi. Aktualisht ndodhem në një periudhë rikuperimi. Kam besim të plotë se do të përmirësohem me kalimin e kohës. Për sa kohë jemi gjallë, ka shpresë. Çdo ditë është një mundësi për t’u bërë një njeri më i mirë. Dhe ndoshta më e rëndësishmja, një mundësi për të lënë një gjurmë të mirë. Në vend që të presim momentin e fundit, është në dorën tonë të jetojmë dhe të ndryshojmë tani.”
Aktori shprehet mirënjohës për mbështetjen që ka marrë dhe thekson se kjo përvojë i ka ndryshuar mënyrën e të menduarit për jetën.
Ai shton se ndodhet në proces shërimi dhe është optimist se me kohën do të rikuperohet plotësisht, duke e parë çdo ditë si një mundësi të re për të jetuar më me ndërgjegje dhe për të lënë një ndikim pozitiv.
