
Pushimet e Yll Limanit në Spanjë nuk kanë qenë vetëm relaks dhe momente të bukura. Këngëtari është përballur me një incident të pakëndshëm, pasi ka rënë pre e një vjedhjeje gjatë qëndrimit të tij atje.
Dyshimet nisën pas një videoje të publikuar nga vetë artisti në TikTok, ku shfaqej duke shijuar një xhiro me barkë. Ajo që tërhoqi vëmendjen e ndjekësve ishte përshkrimi i videos, ku ai, me nota ironie, pyeste se kujt tjetër i ishin vjedhur telefoni, portofoli dhe sendet personale pikërisht në Spanjë.
Fillimisht nuk ishte e qartë nëse bëhej fjalë për një shaka apo për një ngjarje të vërtetë. Megjithatë, sipas Prive By Liberta Spahiu, burime pranë këngëtarit kanë konfirmuar se vjedhja ka ndodhur realisht.
Raportohet se Yll Limanit i janë marrë telefoni, portofoli dhe sende të tjera personale me vlerë, duke i shkaktuar një situatë të vështirë gjatë pushimeve jashtë vendit.
Pavarësisht incidentit, artisti duket se ka zgjedhur ta përballojë situatën me qetësi dhe humor.
