KreuCelebrity

Damiano Agalliu bëhet baba për herë të dytë, zbulon emrin e veçantë të vajzës

Damiano Agalliu bëhet baba për herë të dytë, zbulon
Ish-banori i edicionit të nëntë të “Big Brother Albania”, Damiano Agalliu, ka ndarë me ndjekësit një nga momentet më të lumtura të jetës së tij, duke bërë të ditur se është bërë baba për herë të dytë.

Përmes një videoje të publikuar në Instagram, ai ka prezantuar vogëlushen e porsalindur, e cila erdhi në jetë së fundmi. Në pamjet e shpërndara, Damiano shfaqet pranë bashkëshortes së tij në maternitet, ndërsa pranë tyre ndodhet edhe djali i madh, tashmë në rolin e vëllait të madh.

Çifti ka zbuluar se vajzën e kanë pagëzuar me emrin Ebba.

Krahas videos, Damiano ka shprehur mirënjohjen për ardhjen në jetë të së bijës, duke e cilësuar atë si një bekim për familjen e tyre.

“Një princeshë erdhi në jetën tonë, Ebba Agalliu, dhe e bëri botën tonë më të bukur. Faleminderit Zot për këtë bekim dhe që ruajte vajzën tonë dhe bashkëshorten time,” ka shkruar ai.

Ai nuk ka lënë pa falënderuar edhe partneren, për të cilën u shpreh se e ka bërë njeriun më krenar në botë, ndërsa theksoi se me ardhjen e Ebbës, familja e tyre është plotësuar edhe më shumë.