Vendimi i modeles dhe ish-banore së Big Brother VIP Kosova, Juliana Nura, për t’u bërë nënë përmes fekondimit in vitro (IVF), duke zgjedhur të rrisë fëmijën si nënë e vetme, vazhdon të jetë temë diskutimi në rrjetet sociale dhe në opinionin publik.
Së fundmi, lidhur me këtë çështje ka reaguar edhe ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 3, Xheneta Fetahu, e cila e ka cilësuar këtë zgjedhje si të gabuar.
Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Xheneta u shpreh se nuk është kundër të drejtës së secilit për të marrë vendime për jetën personale, por beson se në këtë rast nuk është menduar mjaftueshëm për mirëqenien e fëmijëve.
Sipas saj, një fëmijë ka të drejtë ta dijë se kush është babai i tij dhe ta ketë mundësinë ta njohë, pavarësisht rrethanave apo marrëdhënies mes prindërve. Ajo theksoi se asnjë nënë, sado e përkushtuar të jetë, nuk mund ta zëvendësojë figurën e babait në jetën e një fëmije.
Xheneta shtoi se, për mendimin e saj, vendimi për të sjellë në jetë fëmijë pa praninë e figurës së babait është egoist, pasi fokusohet më shumë te dëshira personale sesa te nevojat emocionale të fëmijës.
Megjithëse vlerësoi ish-banoren e BBV si një grua të fortë dhe të suksesshme, ajo tha se nuk pajtohet aspak me këtë zgjedhje, duke theksuar se këtë herë modelja, sipas saj, ka gabuar.
