KreuCelebrity

Pas një dekade dashuri, Courteney Cox dhe Johnny McDaid i japin fund lidhjes

Pas një dekade dashuri, Courteney Cox dhe Johnny McDaid i japin fund
Historia e dashurisë mes aktores së njohur Courteney Cox dhe muzikantit Johnny McDaid ka marrë fund pas më shumë se 10 vitesh. Sipas raportimit të Daily Mail, dyshja është ndarë në fund të vitit të kaluar, duke zgjedhur ta mbyllë marrëdhënien në mënyrë paqësore.

Burime pranë ish-çiftit bëjnë me dije se vendimi nuk erdhi si pasojë e konflikteve, por sepse me kalimin e kohës ata nisën të ndiqnin rrugë të ndryshme në jetë. Pavarësisht ndarjes, marrëdhënia mes tyre mbetet e mirë dhe të dy vazhdojnë të ruajnë respekt të ndërsjellë.

“Johnny flet gjithmonë me shumë vlerësim për Courteney. Ata ndajnë ende një miqësi të fortë dhe kujdesen për njëri-tjetrin”, citohet të ketë thënë një burim për Daily Mail.

Cox dhe McDaid u njohën në vitin 2013 gjatë një feste, ku aktorja ka treguar se u tërhoq menjëherë nga talenti dhe personaliteti i muzikantit të grupit Snow Patrol. Një vit më vonë ai i propozoi për martesë, por në fund të vitit 2015 ata vendosën të anulonin fejesën për shkak të vështirësive në marrëdhënie.

Pas një periudhe larg njëri-tjetrit, çifti u ribashkua në vitin 2016. Në intervista të mëparshme, ylli i serialit “Friends” kishte rrëfyer se rikthimi i tyre erdhi pasi të dy kishin punuar me veten dhe kishin ndërtuar një lidhje më të shëndetshme.

Aktorja kishte folur gjithashtu hapur për dëshirën për të pasur një fëmijë me McDaid, duke thënë se ishte e gatshme të përdorte edhe një vezë dhuruese për ta bërë realitet këtë ëndërr.

Para lidhjes me McDaid, Courteney Cox ishte e martuar me aktorin David Arquette nga viti 1999 deri në vitin 2013. Ata kanë një vajzë, Coco, ndërsa Arquette është i martuar prej vitit 2015 me Christina McLarty, me të cilën ka dy fëmijë.