
Sharon Stone ka bërë një rikthim të bujshëm në pasarelë pas më shumë se tre dekadash, duke qenë një nga emrat që tërhoqi më shumë vëmendje në Javën e Modës në Paris.
Aktorja 68-vjeçare u shfaq në sfilatën e koleksionit Pranverë/Verë 2027 të markës Vetements, ku surprizoi me një look modern dhe të guximshëm, krejt ndryshe nga imazhi i saj i zakonshëm.
E veshur me një xhaketë të bardhë oversize, këmishë të zezë, kravatë sateni dhe çizme lëkure mbi gju, Stone u paraqit me grim të theksuar dhe flokë të shkurtër, duke sjellë një stil që u komentua gjerësisht në botën e modës.
Pamjet nga sfilata u përhapën me shpejtësi në rrjetet sociale, ku fansat vlerësuan elegancën dhe praninë e saj në pasarelë, duke e cilësuar rikthimin si një nga momentet më të spikatura të këtij edicioni të Javës së Modës në Paris.
Paraqitja e saj krijoi gjithashtu një kontrast me stilin që aktorja shfaq zakonisht në jetën e përditshme, ku preferon një pamje më natyrale dhe shpesh shfaqet me pak ose aspak grim.
Me këtë rikthim pas 33 vitesh, Sharon Stone dëshmoi edhe një herë se mbetet një ikonë e stilit, duke ruajtur ndikimin e saj jo vetëm në industrinë e filmit, por edhe në botën e modës.
