KreuCelebrity

Selin Bollati dhe DJ Gimbo mes Tiranës e Prishtinës: flasin për bashkëjetesën, projektet dhe planet planet për lidhjen e tyre

Selin Bollati dhe DJ Gimbo mes Tiranës e Prishtinës: flasin për

Çifti i njohur nga publiku shqiptar, Selin Bollati dhe DJ Gimbo, kanë qenë të ftuar në emisionin “Wake Up”, ku kanë dhënë intervistën e tyre të parë televizive si çift, duke folur hapur për jetën e përditshme, projektet muzikore dhe marrëdhënien e tyre.

Gjatë intervistës, ata u ndalën edhe te projekti “DJ Remix”, të cilin e kanë realizuar në bashkëpunim me Rezarta Shkurtën, por edhe te mënyra se si po e menaxhojnë jetën mes dy vendeve dhe ekspozimit publik.

Selin tregoi se lëvizja mes Shqipërisë dhe Kosovës është bërë pjesë e rutinës së tyre, duke u shprehur: “Mua kjo pyetje më ndjek gjithandej. Po përpos kësaj, më ndjek edhe kjo ‘është më mirë në Shqipëri apo Kosovë?’” Ajo shtoi: “Me thënë të drejtën po na shkon shumë mirë.”

Ajo theksoi gjithashtu mënyrën fleksibile të jetesës së tyre: “Nuk është se e kemi ndarë që po rrimë vetëm në Shqipëri ose vetëm në Kosovë, jemi ku të kemi punë.” dhe më tej: “Pak te familjarët e mi këtu në Tiranë dhe pak te familjarët e Gimbos, në Prishtinë, në Istog.” Sipas saj, ata po përpiqen të mbajnë një balancë mes tre qyteteve: “Po bëjmë një balancë mes Tiranës, Prishtinës dhe Istogut.”

DJ Gimbo u ndal te përvoja pas daljes nga formatet televizive, duke theksuar: “Me thënë të drejtën brenda është pak më e vështirë se si duket prej jashtë.” Ai shtoi: “Aty duhet me pas shumë kujdes se mundet njerëzit me e marrë pak për keq, si lojë.” dhe: “Jashtë është shumë më mirë.”

Selin foli edhe për raportin me rrjetet sociale dhe privatësinë në çift, duke treguar: “Unë nuk kam shumë dëshirë që të postojmë kaq shumë me njëri-tjetrin se dua ta mbaj pak më private.” Ajo shtoi: “Unë jam shumë e besëtytnive, i besoj syrit të keq.”

Ajo theksoi gjithashtu se ekspozimi i tepërt ka sjellë keqkuptime: “Kjo ka qenë një kërkesë e imja që nuk e kemi mbajtur dot… krijonim disa drama të tjera, të shtuara, të panevojshme.” dhe: “Të tipit ‘u ndanë’, plus ne kemi mbështetës shumë besnik që na duan bashkë.”

Në përfundim, dyshja u shpreh se po përpiqen të ruajnë një ekuilibër mes jetës private dhe asaj publike, duke ndarë kohën mes familjeve, punës dhe projekteve, por pa e humbur intimitetin e marrëdhënies së tyre.