KreuCelebrity

Zbulohen prapaskenat e dasmës së Taylor Swift dhe Travis Kelce, ceremonia pritet të jetë spektakolare

Zbulohen prapaskenat e dasmës së Taylor Swift dhe Travis Kelce,
Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me dasmën e Taylor Swift dhe Travis Kelce, e cila pritet të jetë një nga eventet më të komentuar të vitit.

Sipas Page Six, festimet do të nisin me një darkë private përpara ceremonisë, e planifikuar të zhvillohet të enjten në Infosys Theater, brenda kompleksit Madison Square Garden në New York.

Burime pranë çiftit bëjnë të ditur se ambienti është përzgjedhur për nivelin e lartë të sigurisë dhe privatësinë që ofron, me synimin për të mbajtur larg mediat dhe paparacët.

Në darkën paraprake pritet të marrin pjesë rreth 100 persona, mes tyre familjarët dhe miqtë më të afërt të çiftit. Ndërsa ceremonia e martesës, e cila do të zhvillohet të nesërmen, raportohet se do të mirëpresë mes 1.000 dhe 2.000 të ftuar.

Sipas të njëjtave burime, brenda Madison Square Garden po ndërtohet një strukturë gjigante në formën e një kështjelle, e krijuar posaçërisht për ceremoninë. Në listën e të ftuarve përfliten emra të njohur si Selena Gomez, Ed Sheeran, Zoë Kravitz, Gigi Hadid, Karlie Kloss dhe Suki Waterhouse, ndërsa Stevie Nicks dhe Tim McGraw pritet të ngjiten në skenë me performanca speciale.

Ditët e fundit janë vënë re lëvizje të shumta pranë arenës, ku janë transportuar materiale me mbishkrimin “Garden Party”. Për një periudhë të shkurtër në hyrje të kompleksit u vendos edhe një tapet i kuq, ndërsa një punonjës i Madison Square Garden konfirmoi se përgatitjet lidhen me organizimin e një dasme.

Taylor Swift dhe Travis Kelce u fejuan në gusht të vitit 2025, pas një romance dyvjeçare. Fillimisht ata kishin menduar ta organizonin ceremoninë në rezidencën e këngëtares në Rhode Island, por më vonë vendosën ta zhvendosnin në Madison Square Garden për të siguruar më shumë privatësi dhe hapësirë për numrin e madh të të ftuarve.