KreuStil Jetese

Motrat e Forind Belliut po mbledhin para për të fituar kujdestarinë e fëmijëve!

Familjarët e Forind Belliut, i cili hodhi nga kati i gjashtë i banesës në SHBA bashkëshorten shtatzënë e më pas u hodh edhe vet, kanë nisur mbledhjen e fondeve me anë të GOFUNDME për marrjen e kujdestarisë së 2 fëmijëve të vegjël.

 

Ato synojnë të grumbullojnë një total prej 50 mijë dollarësh.

“Jam e sigurt që të gjithë jemi ne dijeni se çfarë ndodhi me prindrit e Schwibe dhe Rayan. Florind Belliu dhe Ornela Shehi u hodhën nga kati i gjashtë i apartamentit ku jetonin. Familjarët janë të dërrmuar dhe të gjithë na ka vrarë kjo tragjedi. Lanë mbrapa 2 fëmijë kaq të bukur që ju shemb bota. Fëmijet kanë vetëm 2 halla këtu. Ne Nuk mund tja u rikthejmë prindërit por ju lutem t’i ndihmojmë ti rrisin kta 2 ëngjej të mos ju mungojë gjë dhe të marin kujdestarinë e fëmijëve”, shkruhet në peticion.

Deri më tani, ku ka rreth 24 orë që është hapur, janë mbledhur rreth 30 mijë.

Ornela Shehi dhe Florind Belliu lanë pas dy djem të mitur, 6 e 2 vjeç, Schëibe dhe Rayan.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF