KreuStil Jetese

Koha për kujdes, detoks për fytyrën!

Koha për kujdes, detoks për fytyrën!

Kjo është koha e duhur për të pastruar fytyrën dhe për ta rigjallëruar atë. Pikat e zeza, poret e zgjeruara apo njollat mund të hiqen lehtësisht në pak minuta. Së pari duhet të zgjidhni produktet detoks të cilat e ushqejnë lëkurën dhe e mbajnë atë të freskët.

Caudalie është një maskë detoks në formë xheli me bazë bimore, e cila  ngushton poret dhe tonifikon lëkurën.

Pesë enzimat e kremit të natës StriVectinLABS veprojnë si rigjenerues i lëkurës, duke e ruajtur hidratimin në nivele optimale.

Kiti me 8 maska i DR.JART plotëson nevojat e fytyrës; është kundër rrudhave, rrathëve të zinj, hidratues dhe i jep lëkurës shkëlqim.

Formula me anti-oksidantë e BIOLINE e mbron lëkurën nga rrezet e dëmshme, agjentët atmosferikë dhe i jep lëkurës shkëlqim.

Sfungjeri AGRONAUTI pastron thëllësisht lëkurën falë një rrjete me fibra bimore të cilat nxisin qarkullimin e gjakut dhe rinovimin e qelizave.

Maska FILORGA kombinon efektin e sheqernave dhe nxitjen e prodhimit të kolagjenit natyror, pa harruar cilësitë e detoksifikimit

Gjatë natës përdorni vajin Juvena, ai ushqen lëkurën, e mbron nga stresi oksidativ, duke e mbajtur të freskët dhe të butë.

Locioni RILASTIL aplikohet përmes masazhit të fytyrës, qafës dhe mjekrës, si detoks i cili parandalon rrudhat dhe shenjat e lodhjes.

Serumi me acid madelik dhe glikolik Sevens shërben si detoks dhe skrab përmes ekstrakteve të tërshërës, orizit dhe vajit të bajames.

 

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF