KreuStil Jetese

“Duhet shumë punë”, Hailey Bieber flet për martesën me Justin Bieber!

Hailey Bieber gjatë një intervistë për Harper’s Bazaar ka zbuluar detaje rreth martesës së saj me Justin Bieber

Themeluesja e Rhode foli për betejat e fundit shëndetësore të çiftit dhe se si ata kanë vazhduar të ecin fort përmes uljeve dhe ngritjeve. “Ai është ende personi tek i cili dua të kthehem me nxitim”, deklaroi Hailey. “Unë mund të fluturoj diku dhe të shkoj të bëj një punë, por mezi pres të kthehem dhe të rri”.

Modelja gjithashtu pranoi se martesa kërkon punë, “Ndihem sikur kjo është për shkak të përpjekjeve që janë bërë nga të dyja palët. Në fund të ditës, ai është shoku im më i mirë, por ende duhet shumë punë për ta bërë atë të funksionojë. Dhe më pas e di se përfundimisht, kur të kemi fëmijë, gjërat do të jenë ndryshe”.

Në mars, Bieber pësoi një “minigoditje” dhe iu nënshtrua një operacioni ndërsa Justin u diagnostikua me sindromën Ramsay, një çrregullim i rrallë neurologjik që shkaktoi paralizë në fytyrë, në qershor.

 “Mendoj se një shembull i përsosur i kësaj është gjatë gjashtë muajve të fundit, ne të dy kemi kaluar nëpër probleme shumë serioze shëndetësore. Ju duhet të mësoni se si të përballeni me këtë gjë. Ka një arsye që ata thonë ‘për mirë ose për keq”, tha ajo teksa e ka e përshkruar ngjarjen si një nga momentet më të frikshme që ka kaluar ndonjëherë.

easy dinner ideas
Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF