KreuStil Jetese

Dafina Zeqiri në gjendje jo të mirë shëndetësore!

Këngëtarja e njohur dhe shumë e dashur për publikun Dafina Zeqiri prej kohësh tashmë vuan nga një problem shëndetësor.

Rreth një viti më parë artistja i është nënshtruar një operacioni në gju për shkak të një dëmtimi në ligamente, por mesa duket këngëtarja së fundmi ka patur sërish probleme.

Së fundmi ajo për ndjekësit e saj në Instagram ka treguar se i kanë nisur sërish dhimbjet e gjurit dhe kjo për faktin sepse nuk i kanë bërë trajtimin e duhur. “Vuajta është e vërtetë. Duhej të kisha bërë fizioterapi çdo ditë pas operacionit. Por do të bëhemi më mirë”, shkroi Dafina.

“Ai është shumë strikt dhe më vëzhgon çdo lëvizje. Ishalla s’na bërtet”, shkruan Dafina në një tjetër postim.

 

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF