KreuStil Jetese

Vathë si lidhëse këpucësh?! Risa më e re e Balanciagës kushton 250 dollarë!

A e kishit menduar ndonjëherë që të vendosnit lidhëset e këpucëve si vathë?

Epo Balenciaga po! Kompania ka prezantuar në treg vathët më të rinj të cilët ngjasojnë me lidhëset e këpucëve.

Marka e modës i ka vlerësuar vathët me 250 dollarë. Vathët janë fjalë për fjalë lidhëse këpucësh të ngjitura në pjesën e pasme të vathëve, ndaj kjo ka shkaktuar reagime të shumta në rrjet.

Kujtojmë që kjo nuk është hera e parë që Balenciaga bëhet kryefjalë për modën e saj; para disa javësh të gjithë flisnin për çmimin e çantës që ngjasonte me qesen e plehrave për 1790 USD apo më herët për atletet e shkatërruara plotësisht.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF