KreuStil Jetese

Aromat mesdhetare: Receta të lehta dhe të shijshme në shtëpi

Aromat mesdhetare: Receta të lehta dhe të shijshme në shtëpi

Aromat mesdhetare

Receta të lehta, të shijshme, por shumë të shëndetshme për çdo ditë, e çdo vakt. Bordo dhe Eco Market sugjerojnë disa pjata që kanë bazë aromën e produkteve mesdhetare, nga vaji i ullirit deri tek mentja, lëngu i trëndafilit, kosi apo peshku. Shijojini bashkë me miqtë dhe familjen.

 

Brusketë  me perime mesdhetare

Përbërësit: 100 gr patëllxhan, 100 gr kungull i njomë, 50 gr ullinj të zinj, 60 gr kos, 160 gr djathë dhie i freskët, gjethe borziloku, 1 lugë gjelle vaj ulliri dhe bukë të zezë.

Përgatitja e recetës

Përgatitja e perimeve; Lani patëllxhanin dhe kungullin e njomë, priteni hollë në kuba dhe vendosini në tigan, ku kemi hedhur vaj ulliri. Piqini për 4 ose 5 minuta, duke i kthyer shpesh.

Përgatitja e salcës: Vendosni në tasin e blenderit djathin, kosin, ullinjtë, të cilëve u kemi hequr farat dhe borzilok. Kalojini në blender dhe më pas hidhini në një tas të madh.

Shërbejini pasi të keni prerë bukën e zezë në feta, të cilën e kemi spërkatur më parë me vaj ulliri. Lyeni bukën me salcë, hidhni sipër perimet dhe pak borzilok.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF