
Dashi
Ju po planifikoni një surprizë për një të afërmin tuaj por mund të shkojë keq nëse shqetësoheni për detaje shumë të vogla. Ndaj mos bini pre e bestitnyve, pasi do të bëni një gabim të madh që do tju kushtojë shumë. Nga dëshira juaj për të treguar aftësinë se jeni e pagabueshme, mund të ndodhë që gjërat të mos I planifikoni mirë.
Demi
Do të inkurajoheni të provoni veten brenda territorit tuaj dhe kjo do tju duket sfiduese. Mundohuni të manaxhoni kohën. Jini të sinqertë dhe pranoni se nuk i keni treguar pikat tuaja të forta në rast se ato janë më të shumta në numër nga dobësitë tuaja. Duhet të ndiheni të sigurt në veprimet tuaja në mënyrë që të arrini rezultate pozitive.
Binjakët
Një marrëveshje personale ose e lidhur me punën është e destinuar që të dështojë, por dikush do t’ju vijë në shpëtim. Venusi duke u përballur me Neptunin dhe duke u miqësuar me Plutonin, do tju nxitë të mbështeteni në njohuritë dhe bujarinë e këtij miku që do t’ju mësojë shumë, jo vetëm për çështjet e tjera, por edhe për veten tuaj.
Gaforrja
Menaxhimi i financave tuaja mund të marrë pak përpjekje deri në fund të gushtit, por kjo nuk do të thotë ju të mos tregoheni të kujdesshëm në raport me paratë tuaja, kursime ose shpenzimet. Duhet të kuptoni se e keni nënvlerësuar aftësinë e një personi të afërt për t’u larguar nga problemet, por ajo do t’ju udhëheqë drejt suksesit.
Luani
Shmangni çdo grindje me një të afërm ose mik dhe merrni në dorë çdo gabim që mund të keni bërë me të deri tani. Ajo që nuk duhet të bëni është të refuzoni të dëgjoni kritikat kur e dini se keni qenë paksa të lënë pas dore në disa fusha. Ju do ta zgjasni agoninë vetëm duke u mbrojtur. Ka momente, kur duhet të kutptoni se sulmi nuk është zgjidhja.
Virgjëresha
Ju do të ftoheni të merrni pjesë në një udhëtim ose takim të papritur. Çdo vendim për këtë çështje, nëse është e mundur, duhet të merret deri më 20 gusht, kur Urani të hyjë në një fazë retrograde. Kjo është pika në të cilën të tjerët ka të ngjarë të japin informacion jo të besueshëm ose t’ju lënë të pyesni nëse jeni duke u mashtruar.
Peshorja
Dëgjoni instinktet tuaja kur ju thonë se ndryshimet e pazakonta që ndikojnë në çështjet tuaja financiare nuk mund të injorohen. Pa lënë të kuptohet se njerëzit po sillen në mënyrë mashtruese ose në mënyrë të papërgjegjshme, ju duhet ta bëni të qartë se po i shikoni ata. Edhe nëse e shihni se problemi zgjidhet vetë, duhet tëqëndroni vigjilentë.
Akrepi
Miqtë ose të dashurit mund të supozojnë se zhvillimet në mënyrën tuaj të jetesës do të ndikojnë negativisht tek ata. Bëni gjithçka që është e mundur për të mos lejuar që një përplasje Merkur-Jupiter të krijojë një ndjenjë paniku dhe mosbesimi tek ata. Jini të përgatitur të zbuloni detajet për tu bindur se jani vërtet në terren të sigurt.
Shigjetari
Riorganizoni aspekte të jetës suaj shtëpiake ose familjare dhe mos mendoni se duhet të prisni miratimin e të tjerëve përpara se të filloni një nismë të re. Ju jeni plotësisht të aftë për të marrë vendime në lidhje me financat, rinovimet dhe gjithçka tjetër që në fund të fundit të përkasin ty, ndaj mos pritni miratimin e të tjerëve.
Bricjapi
Shumë prej jush dëshiron të provojë vlerat tuaja brenda një zonë vërtet konkurruese, por duhet të bëni kujdes. Sepse me kalimin e kohës, shumë shpejt do të vendosni të veproni edhe kundër atyre që doni. Kjo është gjë e mirë, me kusht që të jeni sa më të përgatitur sepse do të keni shumë njerëz kundër, madje edhe më të dashurit tuaj.
Ujori
Mendimet private në lidhje me një marrëdhënie intime mund t’ju bëjnë të pyesni veten nëse ka probleme serioze për t’u përballur. Mos u mashtroni nga vendosja përçarëse e Diellit-Saturnit. Nëse nuk jeni të kujdesshëm, mund t’ju bëjë të ndiheni fajtorë për shprehjen e frikës dhe shqetësimeve tuaja. Zgjidheni çdo gjë duke biseduar mes jush.
Peshqit
Dëgjoni atë pjesën tuaj të brendshme që ju tregon se duhet të mbështeteni tek të afërmit tuaj, më shumë sesa tek ata që ju rrethojnë dhe po përfitojnë prej jush. Kjo dilemë duhet të jetë paksa dërrmuese, por ama duhet të jeni të sinqertë me veten për të kuptuar se cilët ju dua pa interes. Pritet një tërmet në aspektin tuaj emocional.

Receta/ Shalqi në skarë








Durrësi, perla e Adriatikut

Romina Ferra: Çelësi i suksesit

Çfarë duhet të dini për parfumin?

Aksesorët e vjeshtës që duhet t’i blini që tani!

Horoskopi ditor, e mërkurë 17 gusht 2022

Këto modele flokësh do t’ju shpëtojnë nga vapa!

Recetë: Kek me mollë dhe mascarpone



Horoskopi ditor, e diel 14 gusht 2022

