KreuStil Jetese

  Mbretëresha Letizia e Spanjës, e mrekullueshme me një fustan vetëm 40 euro!

Mbretëresha Letizia e Spanjës shquhet për shijen e saj në lidhje me modën dhe këtë e dëshmon në çdo paraqitje. Gruaja e mbretit Felipe VI është një shembull i vërtetë për shumë gra në mbarë botën, ajo është gjithmonë në hap me modën. Paraqitja e fundit në publik ishte krejtësisht spektakolare, dhe veshja është më e lirë nga sa mendonim! Sa kushtoi fustani i saj?

Gjatë pushimeve në Palma de Mallorca, mbretëresha Letizia veshi një fustan të shkurtër shumëngjyrësh të ngjashëm me atë të zgjedhur nga vajzat e saj, Leonor dhe Sofia. Ajo ka një figurë të lakmueshme dhe me nxirjen e verës, fustani i nxorri edhe më shumë në pah linjat e admirueshme të saj.

Këtë herë mbretëresha Letizia e Spanjës kishte zgjedhur një fustan të thjeshtë që kap vlerën vetëm 40 euro. Atë e kombinoi me sandale me platformë të së njëjtës ngjyrë dhe një çantë në nuanca të ngjashme.

Letizia e Spanjës nuk është e vetmja personalitet i njohur që nuk i shmanget veshjes së veshjeve të thjeshta dhe të përballueshme! Një shembull i ngjashëm mund të gjendet dhe në Familjen Mbretërore Britanike. Kate Middleton duket gjithmonë pa të meta, edhe kur i duhet të veshë veshje sportive. Kohë më parë, Dukesha e Kembrixhit doli në publik e veshur me xhinse casual, pulovër dhe atlete, e këto të fundit ishin ato që ranë më shumë në sy. Modeli që zgjodhi Kate Middleton, Superga 2750 Cotu, shitet duke filluar nga vetëm 20 euro!