KreuStil Jetese

A krijon filli dentar hapësira mes dhëmbëve?

A krijon filli dentar hapësira mes dhëmbëve?

Filli interdentar është një pjesë thelbësore e higjienës së mishrave dhe dhëmbëve. Filli rekomandohet të paktën një herë në ditë për të hequr pllakën dentare në sipërfaqet midis dhëmbëve, sipërfaqe që nuk mund t’i arrini vetëm me furce.

Kjo është shumë e rëndësishme sepse pllaka dentare që nuk pastrohet nga furca apo filli pas pak kohe forcohet duke formuar gurzat. Filli interdentar gjithashtu ndihmon në parandalimin e sëmundjes se mishrave apo kariesit.

Po a është mit apo fakt që filli dentar krijon hapsira mes dhëmbëve?

Pipero Dental Estetic ka një përgjigje për këtë:

Filli dentar jo vetem nuk krijon hapësira, por parandalon prishjen mes dhëmbëve.

Kur filloni të përdorni fillin mund të keni hemoragji nga gingivat, e cila reduktohet me kalimin e kohës.

Nëse gingivat tuaja vazhdojnë gjakosen ju rekomandojmë një kontroll tek dentisti.

Për çdo pyetje apo informacion të detajuar, mund  të rezervoni konsulten tuaj falas në:

☎️: +355 67 205 2437

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF