KreuStil Jetese

Përveç Blendi Salaj dhe Enxhi Nasufi; ja moderatorja tjetër e ‘Wake Up’

Përveç Blendi Salaj dhe Enxhi Nasufi; ja moderatorja tjetër e

Tashmë është zyrtare që Ori Nebiaj dhe Isli Islami nuk do të jenë më pjesë e mëngjeseve në programin “Wake Up”. Ndonëse ende nuk është bërë me dije se ku do t’i shohim dy moderatorët, ajo çfarë zgjon po ashtu kureshtje është të dimë se cilët do të jenë zëvendësuesit e dyshes së famshme.

Pak ditë më parë në faqen zyrtare të Top Channel mësuam se do të jetë gazetari Blendi Salaj ai që do të marri timonin e programit të mëngjesit, ndërsa pyetja që lidni menjëherë pas atij posti qe se cila do të ishte emri tjetër që do ta shoqëronte Salajn gjatë moderimit të tre orëve transmetim. Kur menduam se emri i bukuroshes Enxhi Nasufi që u prezantua si moderatorja që do të ishte krah Salajt plotësoi dyshen e programit të mëngjesit, duket se jo.

Mëngjesin e sotëm, sërish në faqen zyrtare të Top Channel publiku u njoh edhe me një tjetër emër që do të jetë çdo mëngjes në “Wake Up”. Ajo quhet Neada Muçaj dhe duket se do të jetë një figurë e re në radhët e emrave të njohur të ekranit shqiptar.

https://www.instagram.com/reel/Cht7bd8JdiJ/?utm_source=ig_web_copy_link

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF