
Shkrimtari, skenaristi dhe studiuesi Nasho Jorgaqi është ndarë nga jeta këtë të enjte më 25 gusht në moshën 90 vjeçare. Lajmin e humbjes së studiuesit të njohur shqiptar e bëri me dije nipi i tij nëpërmjet një statusi në rrjete sociale.
Ai lindi në vitin 1931 në Fier dhe është i njohur me titullin “Mjeshtër i Madh i Punës”.
Ai është autor botimesh letrare, skenarësh filmash, përkthimesh dhe botimesh shkencore.
Disa nga veprat e tij janë “Dashuria e Mimozës”,” Ëndrra dhe plagë”, “Tomka”, “Antologji e mendimit estetik shqiptar”, “Larg dhe afër”, “Mërgata e qyqeve”, “Estetika e fjalës shqipe”, “Portrete dhe gjurmime” etj.
Ndër skenaristët e parë të filmit artistik shqiptar, Jorgaqi ishte autor i një sërë skenërve si “Mimoza llastica”, “Duel i heshtur”, “Tomka dhe shokë e tij” si dhe dokumentarëve për Nolin e Qemal Stafën. Si përkthyes solli në shqip autorë të njohur si Çehov, Gollsuorth e të tjerë.
Homazhet në nder të shkrimtarit u mbajtën sot pranë Akademisë së Shkencave nga ora 12.00 në orën 14.00, ndërsa më pas do të përcillet për në banesën e fundit në Sharrë.



Horoskopi Ditor E Premte 26 Gusht 2022


Horoskopi ditor e enjte 25 Gusht 2022


Horoskopi ditor, e mërkure 24 Gusht 2022


Horoskopi ditor, 23 Gusht 2022



Horoskopi ditor, e diel 21 Gusht 2022


Receta/ Shalqi në skarë





