Moderatorja e njohur Einxhel Shkira dhe Dj Dagz së shpejti do të bëhen prindër për herë të parë.
Këtë të diel ata organizuan një festë shumë të bukur mes njerëzve të zemrës ku zbuluan se do të bëhen me djalë.
Së fundmi moderatorja përkrah një videoje nga momenti kur mesëuan se do të bëhen me djalë, ka bërë një dedikim shumë emocionues.
“Hey Little Baby Boy! Na u desh kohë të mblidhnim emocionet tona… sepse mbrëmë na dhe surprizën më të madhe të jetës tonë. Të donim ende pa qenë në jetën tonë… por ama dje na ke bërë serish dy njerëzit më të lumtur në botë. Tani dimë si të të drejtohemi, e dimë çfarë rrobash e lodrash mund të duash ti…dhe akoma më shumë do përpiqemi të të kuptojmë kur të të kemi në krahë… Na surprizove, por për mirë, edhe pse do ishim prindërit e shkëlqyer të një vajze të fortë, por tani akoma më shumë jemi të bindur që jemi prindërit e duhur për të rritur djalin që kjo botë ka aq shumë nevojë. Boy, We already Love You So Much!”, ka shkruar ajo.



Horoskopi ditor, e diel 4 shtator 2022

Horoskopi i muajit shtator 2022!




Georgina nuk i ndahet çantave Hermes Birkin!


Brenda ditëlindjes së Luana Vjollcës!

Befason Madonna: Jam e fiksuar pas seksit!








