Jennifer Lopez dhe Ben Affleck kurorëzuan dashurinë e tyre në martese më 20 gusht. Ata festuan së bashku me miqtë dhe familjen në kompleksin prej 87 hektarësh të Affleck në Georgia.
Së fundmi ylli botëror ka ndarë foto të reja nga dasma madhështore, teksa ka ndarë edhe detaje nga emocionet e dasmës. “Kur ai më pa të shfaqesha në majë të shkallëve në atë moment, kishte kuptim absolut, ndërkohë që dukej ende shumë e vështirë për t’u besuar, si ëndrra më e mirë, ku gjithçka që dëshiron është të mos zgjohesh kurrë”, shkroi ajo.
Më tej Lopez shtoi, “Disa plagë të vjetra u shëruan atë ditë dhe pesha e së shkuarës më në fund u hoq nga supet tona”.
Lopez ndau gjithashtu edhe një citim nga filmi i Affleck 2016 “Live By Night” që bëri jehonë, “Kjo është parajsa. Pikërisht këtu. Ne jemi në të tani”. Ajo shpjegoi, “Ky është një nga vargjet e mia të preferuara që Beni ka shkruar. Ai e tha atë edhe në natën e dasmës në fjalimin e tij, dhe mendova…sa i përsosur”.










A krijon filli dentar hapësira mes dhëmbëve?



Horoskopi ditor, e diel 28 gusht 2022



Horoskopi ditor, e shtunë, 27 gusht 2022



Ndahet nga jeta shkrimtari Nasho Jorgaqi!
