Koncerti mbresëlënës i këngëtares së mirënjohur Manjola Nallbani, që u mbajt më 21 qershor, në Ditën Ndërkombëtare të Muzikës, është transmetuar mbrëmjen e kësaj të diele në televizionin Klan.
Të gjithë teleshikuesit patën mundësi të shijojnë muzikën, këngët dhe zërin brilant të Manjola Nallbanit, duke përjetuar emocione të mëdha përmes ekranit.
Për “Manjola N’Albani” këngëtarja kishte përzgjedhur këngë nga të gjitha trevat shqiptare, duke arritur më së miri të rrugëtojë nëpër Shqipëri me anë të artit të saj, nga veriu në jug, në Shqipërinë e Mesme, Kosovë e Çamëri duke krijuar një atmosferë të jashtëzakonshme.
Veçantia e këtij eventi ishte edhe sfilata e prezantuar nga stilistja e njohur Enada At’Nikolla, e cila gjithmonë spikat për stilin unik dhe idetë inovative.
Sikurse këngët e përzgjedhura nga artistja shumëdimesionale, edhe veshjet e stilistes së njohur ishin më të njëjtën tematikë, të frymëzuara nga tradita dhe muzika popullore shqiptare.

Horoskopi ditor, e diel 4 shtator 2022

Horoskopi i muajit shtator 2022!




Georgina nuk i ndahet çantave Hermes Birkin!


Brenda ditëlindjes së Luana Vjollcës!

Befason Madonna: Jam e fiksuar pas seksit!










