KreuStil Jetese

Jeni gati për “RED BULL DRIFT”? Më 11 shtator në zemër të Tiranës!

“Red Bull Albania” organizon “Red Bull Drift Show” më 11 shtator në orën 17:30, në Sheshin Nënë Tereza.

“Red Bull Drift Show” ka për qëllim promovimin e zemrës së qytetit dhe socializimin me të gjithë të apasionuarit e Driftit.

 

Piloti libanez Abdo ‘Dado’ Feghali, lojtari kyç në skenën e Red Bull Drift, tashmë ka mbërritur në Tiranë.

Abdo Feghali, një figurë legjendare:

✔️ Në vitin 2013 Feghali fitoi kampionatin e përgjithshëm të Rally Libanit.

✔️ Në vitin 2012, ai theu Rekordin Botëror Guinness për driftin më të gjatë në Abu Dhabi, Emiratet e Bashkuara Arabe.

✔️ Në vitet 2000, 2004, 2006 dhe 2012, Feghali doli në vendin e 2-të në Rally në Liban ndërsa u rendit i 3-ti në 2002, 2003 dhe 2011.

✔️ Feghali u kurorëzua kampion i Lindjes së Mesme në Hill Climb nga 2007 deri në 2010 dhe kampion libanez i Hill Climb midis 2006 dhe 2012.

Ai gjithashtu ka marrë pjesë në gara të shumta Red Bull Car Park Drift dhe madje ka punuar si mbikëqyrës teknik i eventeve Drift.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF