Sapo dëgjojmë emrin e Luiza Gegës padyshim që zemrat tonë ‘ngrihet peshë’.
E mesa duket kampionen do të kemi fatin ta shohim çdo javë në ekranet tona televizive, duke na dhuruar emocione të mëdha ashtu sikurse vetëm ajo di që të përçojë.
Kampionia e Europës në atletikë Luiza Gega do të jetë një nga konkurrentet e programit më të ndjekur të kërcimit “Dance With Me”, i cili nis siparin e tij vetëm pas pak ditësh.
Një surprizë shumë e bukur kjo që jemi të bindur që do t’na mbërthejë pas ekranit të televizionit Klan.
Kërshëria për personazhet protagonistë të “Dance With Me” nisi që në momentin që produksioni dha lajmin e rikthimit të programit të dashur për publikun, dhe me emrin e sapozbuluar, të Luiza Gegës, kuptojmë që gara do të jetë e madhe, e fortë dhe jashtëzakonisht e bukur./bordo.al




Horoskopi ditor, e hënë 12 shtator 2022








Horoskopi ditor, e premte 9 shtator 2022







