KreuStil Jetese

“Më në fund ia dolëm”, 52-vjeçarja bëhet nënë për herë të parë: Jam shumë e lumtur!

Një 52-vjeçare, infermiere në Prishtinë, është bërë nënë për herë të parë.

Lajmin e bukur e ka dhënë ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu me anë të një postimi në rrjetin social Facebook,

“52-vjeçarja, infermiere në Prishtinë bëhet nënë për herë të parë në Maternitetin “Koço Gliozheni” në Tiranë. Alea e vogël e ka fituar betejën për jetën, duke i sjellë një gëzim të papërshkruar nënës së saj dhe të gjithë stafit të terapisë intensive, që bëjnë një punë fantastike me të porsalindurit, duke shpëtuar jetë”, shkruan ministrja.

Ndërkohë në video 52-vjeçarja shprehet shumë e lumtur, teksa mban në krahë të porsalindurën, “Mama për herë të parë jam shumë e lumtur. Nuk kam fjalë ta përshkruaj. Eksperienca ishte e gjatë. Një sfidë e madhe si për mua dhe për bebin por më në fund ia dolëm”.

https://fb.watch/fz_QXBPe-L/

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF