KreuStil Jetese

Një dokumentar mbi jetën e Selena Gomez!

Selena Gomez është gati të zbulojë për fansat detaje nga jeta e saj me anë të një dokumentari që do të publikojë së shpejti.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtarja me anë të një postimi në Instagram, ku me anë të një videoje ka zbuluar se do të publikojë së shpejti dokumentarin mbi jetën e saj, të titulluar “My Mind & Me”.

“Dëshironi të dëgjoni një pjesë të historisë sime… My Mind & Me, së shpejti në AppleTvPlus”, shkruan këngëtarja në postim.

Nga mediat e huaja bëhet me diej se dokumentari do të përshkruajë betejat e Selenës gjatë karrierës së saj.

Kompania AppleTvPlus nuk ka zbuluar ende një datë zyrtare mbi publikimin e dokumentarit, My Mind & Me, ndaj na mbetet të presim.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF