KreuStil Jetese

Shkrimtarja Lea Ypi mes 10 mendimtarëve kryesorë të botës!

Shkrimtarja shqiptare Lea Ypi është renditur nga revista britanike “Prospect” në “10 mendimtarët më të mirë në botë” për vitin 2022 për veprën e saj me titull “Të lirë”.

Një autobiografi medituese mbi një adoleshente që del në jetë në vitet e fundit të regjimit komunist në Shqipëri.

Nga një listë me 50 mendimtarët më të mirë që “Prospect” prezantoi në numrin e verës, lexuesit kanë përzgjedhur 10 kryesorët, ku filozofja dhe autorja shqiptare Lea Ypi renditet e shtata.

Në veprën e saj të botuar vitin e kaluar në Britani, por edhe të përkthyer për lexuesit shqiptarë, “Të lirë: duke u rritur në fund të historisë”, Lea përshkruan kujtimet e shtypjes së vendit nga komunizmi, si dhe pabarazitë dhe dhunën që ka përjetuar si adoleshente në vitet e tranzicionit.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF