KreuStil Jetese

Elton Ilirjani në Javën se Modës në New York: Ky është vetëm fillimi!

Me shumë gjasa termi “biznesmeni gay nga Tepelena” do të jetë sekondar përpara “Ilirjani” brandi i ri që lindi në pasarelat prestigjioze të Javës se Modës në New York.

Ky emër u dëgjua të pëshpëritet nga të ftuarit ne triologjine e fashion-it aziatik “Korea Concept”.  Revista dhe portale të njohura si “Vogue” apo “Metropolitan” morën përshtypjet dhe ndjesitë e para të Ilirjanit fill pas sfilatës.

Fustani me të cilin u hap sfilata e brandit gjigant korean “BESFXXXK” të sponsorizuar dhe të mbështetur nga qeveria koreane, u pagëzua me emrin “Ilirjani” apo siç tingëlloi nga stilistët “Illirxhani”.

Jo vetëm sepse Elton Ilirjani ishte për të dytën herë radhazi “fytyra hapëse”, apo siç njihet në gjuhën e high fashion “first face”, por edhe për faktin se mori vëmendjen e të ftuarve dhe jo vetëm.

Termi “first face” i është asociuar gjithnjë emrave të njohur të modës si Cindy Craëfod, Linda Evangelista, Claudia Schiffer apo Naomi Campbell” të cilat më së shumti janë zgjedhur për të hapur sfilatat e brand-eve me prestigjioze ndër vite. Ilirjani u shpreh shkurt, “Ky është vetëm fillimi”.

IMG_0682 IMG_0681 IMG_0683 IMG_0680

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF