Jonida Vokshi do të prezantojë “Big Brother VIP Kosova” në krah të Alaudin Hamitit.
Lajmi tashmë është konfirmuar nga faqja zyrtare e “Big Brother Kosova”, ku shkruhet, “A jeni gati? Jonida Vokshi do të jetë bashkëprezantuese në skenë përkrah Alaudin Hamitit në moderimin e sezonit të parë të “Big Brother VIP Kosova” që ka premierën këtë vjeshtë në Artmotion dhe Klan Kosova”.
Të shumta kanë qenë komentet dhe urimet për Jonida Vokshin, por ai që ka tërhequr më së shumti është komenti i Arbana Osmanit.
“Suksese zemër”, ka shkruar moderatorja e “BBV Albania”, duke shuar aludimet se mund të ketë konkurrencë mes dy moderatoreve, edhe pse pritet që mes vetë formatve diçka e tillë të jetë mëse prezente.









Stil Jetese
Një dokumentar mbi jetën e Selena Gomez!







Stil Jetese
Horoskopi ditor, e hënë 12 shtator 2022



