KreuStil Jetese

Ulet nafta, Bordi vendos çmimet e reja të karburanteve!

Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja të karburanteve. Me vendimin e ri të Bordit të Transparencës, nafta do të shitet për 224 lekë litri, 8 lekë më pak nga sa ishte.

Ndërkohë benzina është rritur me 6 lekë dhe do të shitet për konsumatorët për 198 lekë litri. Kurse çmimi i gazit vijon të mbetet i pandryshuar 78 lekë litri.

Vendimet e reja të Bordit të Transparencës hyjnë në këtë të enjte në orën 18:00.

Vendimi i Bordit të Transparencës:

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 224 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 212 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 198 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 186 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 78 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 66 lekë/litër për automjetet.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 15 shtator ora 18.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Tags:

Home bordo